Prodhuesit vendor: “Taksa të mbetet në fuqi, ngritëm prodhimin”

Prodhuesit kërkojnë që edhe më tej vendimi i Qeverisë për taksën ndaj Serbisë të jetë në fuqi, sepse ka ndikuar në rritje të prodhimit, eksportit dhe punësimit në vend.

Përfaqësuesi i kompanisë “Pestova-Vipa”, bënë thirrje që kryeministri Ramush Haradinaj, të mos heq dorë nga taksa që iu është vendosur produkteve serbe dhe boshnjake, duke thënë se kështu po fuqizohen prodhuesit vendor.

Drejtori i shitjes në këtë kompani, Fatos Kastrati thotë në një intervistë për KosovaPress, se prodhuesit vendorë janë ata që po përfitojnë më së shumti nga taksa e vendosur për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.Kastrati thotë se pas vendosjes së taksës si kompani është dashur të shtojnë prodhimin.

Reklama e sponzorizuar

“Taksa e vendosur prej Qeverisë së Kosovës më 21 nëntor ka ndikuar jashtëzakonisht mirë te ne si prodhues vendor. Ne kemi pasur një trend të shitjes diku 17 përqind, ndërsa taksa ia ka shtuar shitjes edhe 20 përqind, që në total kemi një ngritje të shitjes 35-36 përqind. Ka qenë më se e mirëseardhur për neve si prodhues vendor, si në aspektin e zgjerimit të gamës së produkteve tona në raft te pjesa e marketeve, duke marrë parasysh që brendet të cilat kanë qenë nga Serbia, kryesisht për shkak se nga Bosnja nuk ka pasur brend në kategorinë e çipsit… (Taksa duhet të jetë në fuqi) Definitivisht që po. Për neve është e mirëseardhur”, thotë Kastrati.

Ndonëse në bazë të disa statistikave zyrtare, pas kësaj takse ka pasur një ngritje të lehtë të çmimeve për produktet, mirëpo Kastrati ka mohuar se në kompaninë ku ai punon ka pasur ngritje të çmimeve.“Jo, absolutisht (nuk ka ngritje të çmimeve). Ne të gjitha zëvendësimet të cilat kanë qenë prej Serbisë i kemi bërë prej shteteve tjera dhe nuk kemi pasur ndonjë kosto shtesë, të cilat kanë ndikuar në rritjen e çmimit për shkak që kemi reaguar shpejt dhe pjesën e gasit, p.sh, e kemi transferuar prej Bullgarisë, prej Maqedonisë dhe nuk kemi pasur ndonjë problem në atë drejtim”, tha ai.

Lënda e parë për prodhim dhe përpunim, sipas tij, është duke u bërë nga vendet e rajonit dhe nuk është rritur kostoja e prodhimit.Ai thotë se kjo firmë gjithsejtë ka 56 barkode në portofolion e saj me të gjitha llojet e çipsit.

Ndërsa, produktet e tyre përveç tregut të brendshëm, eskortohen në Maqedoni në sasi të mëdha, Shqipëri, Bullgari, Hungari, Suedi, Danimarkë, Gjermani, në Zvicër, si dhe në Irak