Sindikata e Punëtorëve të Telekomit, përmes një komunikate për media, ka paralajmëruar kaos social në Kosovë nëse ekzekutohet vendimi i Arbitrazhit për transferimin e 25 milionë eurove tek Z-Mobile.
Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Arbitrazhit, dhe së fundi vetë Z-Mobile i ka dhënnë ultimatum Telekomit që ti paguajë këto mjete.
Sipas drejtuesve të Telekomit, nëse ekzekutohet ky vendim, atëherë ndërmarrja rrezikon me falimentim.
Më poshtë komunikata e plotë e FSP-së:
Lidhur me kërcënimin e Z-Mobile ndaj Telekomit të Kosovës për ekzekutimin e vendimit të Arbitrazhit, ju bëjmë me dije edhe pronarëve të Z-Mobile por edhe qeverisë se ata do të jenë përgjegjës për kaosin social që mund të shkaktojë ekzekutimi i këtij vendimi. Ne tashmë nuk do të rrijmë durakryq përballë të drejtës sonë për ta mbrojtur kompaninë. Opinioni publik tashmë e di mirë se kush janë shkaktarët e vërtetë të dëmtimit të Telekomit.
Kjo u vërtetua edhe në seancat ndëgjimore të komisionit hetues të Parlamentit të Republikës së kosovës. Sa për ilustrim, shihni deklarimin e kreut të ARKEP-it, z. Kreshnik Gashi, i cili tha se, “Telekomi ka shumë sfida dhe rrezikohet nga operatorët e tjerë virtualë”. Pra, dhe sipas institucionit përgjegjës për rregullimin e tregut të telekomunikimeve elektronike lexohet qartë se Telekomi rrezikohet nga Z-Mobile.
Prandaj, punëtorët e Telekomit të Kosovës nuk do të rrijnë më duarkryq përballë shkaktarëve të dëmtimit të Telekomit të Kosovës. Nëse dikush tenton që 2500 punëtorë të Telekomit t’i le pa punë duke ua vjedhur hapur të hyrat e tyre, si dhe 1100 punëtorë të Postes të cilët varen edhe nga të hyrat e Telekomit, ne i paralajmërojmë fuqishëm se me djersën tonë nuk do ta gëzojnë dot si pasuri të tyre.
I bejmë thirrje Prokurisë se republikës së Kosovës, që
duke pasur parasysh të gjitha rrethanat korruptive që kanë çuar në një vendim të tillë të Arbitrazhit, të ndërhyjë dhe të suspendojë procedurat e tilla përmbaruse që kanë lidhje me Telekomin. Përndryshe, ne, punëtorët e Telekomit jemi të gatshëm që me të gjitha format ta ndalojmë zhvatjen e miliona eurove tona nga kompania Z-Mobile.
FSP-PTK për herë të fundit kërkon nga te gjitha institucionet qe çdo veprim i një anshëm i kompanisë z-Mobile do të shkaktojë trazira sociale dhe protesta të pa-ndalshme, për pasojat e të cilave do të jenë përgjegjës vet kompania Z-Mobile si dhe institucionet përgjegjëse të shtetit.