Themeluesi dhe drejtuesi i LVMH Moet Hennessy dhe Louis Vuitton, Bernard Arnault, i cili është personi më i pasur në Evropë, iu bashkua Jeff Bezos dhe Bill Gates në klubin më ekskluziv të të pasurve në botë, me një pasuri prej së paku 100 miliardë dollarësh.
Arnault hyri në radhët e miliarderëve, pasi krijuesi i mallrave luksoze u rrit 2.9 për qind në një rekord prej 368.8 euro për aksion dhe vlera e tij neto këtë vit është rritur pothuajse 32 miliardë dollarë.
Pasuria e tij prej 100.4 miliardë dollarë tani është më shumë se 3 për qind e ekonomisë së Francës, duke nënvizuar hendekun e pasurisë në vendin e tij të lindjes, ku protestuesit kanë kërkuar këtë vit për më shumë përfitime të paguara nga të pasurit. Edhe mes tensioneve në rritje të tregtisë, oreksi i konsumatorëve kinezë për çantat Louis Vuitton dhe konjakun Hennessy ka forcuar rezultatet për LVMH, pronarin e Dom Perignon Champagne dhe Tag Heuer.
Aksionet e kompanisë janë rritur 43 për qind këtë vit, performuesi i tretë më i mirë në CAC 40 Index të Francës.
Themeluesi i Microsoft, Bil Gates, ka dhuruar më shumë se 35 miliardë dollarë për Fondacionin Bill dhe Melinda Gates, ndërkohë, Jeff Bezos i Amazon pësoi rënien e tij neto me vlerë 40 miliardë dollarë më parë gjatë këtij viti, pasi kishte arritur një zgjidhje divorci me MacKenzie Bezos.