Bill Gates nuk është më personi i dytë më i pasur në botë

Ai është ende shumë i pasur, por Bill Gates nuk është më personi i parë ose dytë më i pasur në botë.

Për herë të parë në historinë e Indeksit të miliarderëve të Bloomberg, bashkëthemeluesi i Microsoft ra në vendin e 3-të, duke i dhënë rrugë Bernard Arnault të Francës të martën ta tejkaloj, raporton Buletini Ekonomik.

Themeluesi i Amazon Jeff Bezos ende zë vendin e parë në klubin ekskluziv.

Reklama e sponzorizuar

Arnault, drejtori ekzekutiv i prodhuesit të mallrave luksoze, LVMH, ka një pasuri neto prej 107.6 miliardë dollarë, duke shtuar 39 miliardë dollarë për pasurinë e tij në vitin e kaluar – fitimi më i madh individual në mesin e 500 njerëzve më të pasur në renditjen e Bloomberg.

Gates tani ka pasuri me vlerë prej 107 miliardë dollarë, por ka një paralajmërim: Po të mos ishte dhurimi i tij filantropik, ai do të ishte ende Nr. 1. Ai i ka dhuruar më shumë se 35 miliardë dollarê fondacionit Bill & Melinda Gates.

Ndërkohë, pasuria neto e Bezos është pak më e madhe këtë vit, 125 miliardë dollarë, madje edhe pasi ai arriti një zgjidhje divorci me MacKenzie Bezos që e bëri atë gruan më të pasur në botë.

Arnault, 70 vjeç, u përmend në media sivjet kur premtoj 224 milionë dollarë për rindërtimin e katedrales Notre Dame të shkatërruar nga zjarri në Paris.

Ai kontrollon rreth gjysmën e LVMH me bazë në Paris dhe gjithashtu zotëron 97 përqind të aksioneve në Christian Dior, shtëpi e modës e themeluar tre vjet para lindjes së tij në 1949.

Pasuria kolektive e tre titanëve tejkalon vlerat individuale të tregut të pothuajse çdo kompanie në Indeksin S&P 500, përfshirë Walmart, ExxonMobil dhe Walt Disney. /Buletini Ekonomik/