42 kompani që kanë lidhje me politikën kanë marrë 116 licenca nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) për nxjerrje të gurit të fortë, rërës dhe zhavorrit.
Nga një hulumtim i Preporter shihet se janë të paktën 31 kompani që kanë lidhje me Partinë Demokratike të Kosovës, 6 me Lëvizjen Vetëvendosje, 3 me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe 3 të tjera me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Nga ky numër del se 25 biznese kanë dhënë donacione për parti politike, katër kompani janë të afërta më disa deputetë apo ish deputetë të Kuvendit të Kosovës, dy kompani tjera janë të lidhura me drejtorë komunal, katër kompani janë të lidhura me këshilltarë komunal.
Përveç kësaj dy kompani janë të lidhura me zëvendësministra, një kompani ka afërsi me një kryetar komune dhe katër kompani tjera kanë afërsi të ndryshme me subjekte politike apo me njerëz me ndikim nga PDK-ja. /Insajderi.com/