Komunës së Prishtinës i teprojnë 21.8 milionë euro nga investimet kapitale

Prej 38.5 milionë euro sa ka pasur buxhet për investimet kapitale për vitin 2018, Komuna e Prishtinës ka shpenzuar vetëm 16.7 milionë euro, apo 43.5 për qind. Në total komunës së udhëhequr nga Shpend Ahmeti i kanë tepruar 21.8 milionë euro vetëm nga buxheti për shpenzime kapitale.

Ky realizim i dobët i buxhetit për investime kapitale, e bën Komunën e Prishtinës, komunën e dytë pas Zveçanit, me performancën më të dobët në këtë kategori, përcjellë Buletini Ekonomik.

Reklama e sponzorizuar

Sipas Auditorit të Përgjithshëm, deri të kjo erdhi nga paaftësia e këtyre komunave në zbatimin e projekteve kapitale.

“Në nivel të përgjithshëm, ekziston një shkallë mbi 70% e ekzekutimit të projekteve kapitale, por shikuar individualisht, disa komuna na paraqiten me një performancë të dobët në këtë drejtim. Madje, kjo është e pranishme në disa raste edhe kur një pjesë e konsiderueshme e buxhetit të IK, planifikohet të mbulohet nga granti qeveritar. Kjo vë në pah një pakujdesi të menaxhmentit në planifikimin dhe zbatimin e projekteve kapitale”, thuhet në raportin “Tregues të Përformancës për Nivelin Lokal Qeverisës për Vitin 2018”. /Buletini Ekonomik/