Lluka: Do të marrim masa ndaj “Hidroregjioni Jugor” dhe “Drini i Bardhë”

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka thotë se shumë shpejt do të marrë masa ndaj dy kompanive rajonale të ujësjellësit “Drini i Bardhë” dhe “Hidroregjioni Jugor”, pas gjetjeve të Auditorit të Përgjithshëm për keqpërdorimet në këto dy ndërmarrje.

“Gjatë 2 viteve të fundit kam bazuar punën e Ministrisë mbi dy parime bazë: llogaridhënie dhe transparencë, si vlera bazë për ndërtimin e një sistemi demokratik dhe qeverisjeje efektive. Kjo kërkohet pa përjashtim për të gjitha organizatat dhe entitetet nën mbikëqyrjen e Ministrisë së zhvillimit Ekonomik”, ka shkruar Lluka në rrjetin e tij social, facebook.

 Sipas tij, të gjeturat e Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2018 për këto dy ndërmarrje publike “Drini i Bardhë” dhe “Hidroregjioni Jugor” kanë nxjerr në pah menaxhim jo adekuat dhe kontrollë të dobët financiar me këto asete publike. Dështimi zingjirorë, Bord i Drejtorëve, Komitet i Auditimit dhe Menaxhment, është i papranueshëm.

Reklama e sponzorizuar

“Pas përfundimit të analizave të brendshme dhe sqarimeve të nevojshme, do të kërkoj përgjegjësi, duke mos përjashtuar asnjë masë që parashihet me legjislacionin në fuqi për ndërmarrjet publike” ka shkruar ai. /Buletini Ekonomik/