Zyrtarët shtetërorë po vazhdojnë t’i keqpërdorin veturat zyrtare. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në një prej parkingjeve në vend.
Një veturë 3Z është parkuar në vendin që është i rezervuar për personat me nevoja të veçanta.
Vetura që mban targat 3Z-264-06 ka qëndruar e parkuar në këtë hapësirë, ani pse nuk ishte e dedikuar për të. Ende nuk dihet se cilit zyrtar i përket kjo veturë.
Ndryshe, ky nuk është rasti i vetëm që zyrtarët e shtetit i keqpërdorin veturat zyrtare. Po ashtu, edhe një zëvendësministër ishte parë i shtirë në veturë zyrtare e duke u çlodhur, derisa këtë veprim të tij e kishte arsyetuar me shkaqe shëndetësore. /GazetaExpress/









