Maqedonia Veriore ka reaguar për herë të parë pasi Kosova, përkatësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka marrë vendimin për marrjen e masës reciproke ndaj tyre në dy produkte (mjaltit natyral dhe patatet)
Lidhur me këtë ka reaguar ministri i Bujqësisë, Trajan Dimovski. Ai tha se ndalimi i importit të ikrave dhe rasatit të peshqve nga Kosova nuk paraqet ndalesë të posaçme vetëm për Kosovën
Dimovski sqaroi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka për qëllim marrjen e lejes për eksport të peshkut të freskët në tregun evropian dhe se për këtë shkak janë rritur standardet në këtë industri. Ai theksoi se pret që së shpejti të arrihet zgjidhje për mes dialogut.
“Nuk po implementojnë monitorimin, nuk kanë ndalesë eksplicite, të themi vetëm pse janë prodhime të Republikës së Kosovës, por se masa vlen për të gjithë shtetet tjera. Nëse dëshmohet se po implementojnë monitorimin, nuk do të ketë asnjë problem”- tha mes tjerash Trajan Dimovski, ministër i Bujqësisë.
Vlen të theksohet se Maqedonia e Veriut gjatë vitit eksporton rreth 40 deri 1000 ton patate në Kosovë, ndërsa vlera e mjaltit të eksportuar në Kosovë arrin rreth 400.000 euro