Serbët vazhdojnë të mos paguajnë për energjinë e harxhuar

Edhe më tej qytetarët serb të veriut vazhdojnë që të mos i paguajnë faturat e energjisë elektrike në Kosovë për energjinë e harxhuar.

Ata vazhdojnë që t’i mos i paguajnë asnjë centë as KEDS-it e as në KESCO-s. Derisa në anën tjetër qytetarët e pjesës tjetër të vendit vazhdojnë t’i kryejnë pagesat për rrymën e shpenzuar.

Drejtori menaxhues në KEDS-it, Alper Erbas, tha se çështja e energjisë elektrike në veri dhe pagesave nga banorët serb nuk është më çështje e KEDS-it apo KESCO-s.

Reklama e sponzorizuar

“Prej shtatorit të vitit 2017 me vendim të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, është tërhequr nga tarifat çështja e veriut dhe kjo çështje i përket Qeverisë së Kosovës. Pra pagesa e, veriut nuk është çështje e KEDS-it apo KESCO-s”, tha Erbas  për “Syri.net Kosova”.

Sipas tij dialogu është në proces e sipër dhe nëse ka detyrë konkrete KEDS-i e KESCO do të jenë të gatshëm për obligimet që i jepen nga institucionet e Kosovës.

“Nuk mundem të komentoj për këtë më shumë. Veriu nuk është çështje e KEDS-it dhe e KESCO-s, kjo bazuar në rregulloret aktuale nuk na përket neve, por shumë shpejt Kosova do të hyj në ENCO dhe kjo çështje do të rregullohet”, tha drejtori i KEDS-it .