Barrierat tregtare mes Shqipërisë e Kosovës mbeten prezente, pavarësisht premtimeve të politikanëve nga të dyja vendet. Certifikatat fitosanitare, terminalet doganore në Kosovë, çmimet e referencave, tarifa në Rrugën e Kombit dhe ajo e skanimit në doganat e Shqipërisë, janë një kosto e jashtëzakonshme për sipërmarrjen shqiptare, shkruan sot Koha Ditore.
Përfaqësuesit e biznesit kanë lënë 31 dhjetorin si afat dy qeverive për zgjidhjen e problemeve që ato kanë. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë (DHTI) në Tiranë, Nikolin Jaka, ka thënë se deri më tani çështja ka mbetur vetëm në kuadër të takimeve, ndërsa shprehet se do të vendoset një afat për qeveritë e të dyja vendeve.
“Pasi të marrim përgjigje nga ministritë se çfarë zgjidhet dhe çfarë nuk zgjidhet, ne do të bëjmë një platformë që do t’ia drejtojmë me një afat të caktuar deri më 31 dhjetor qeverive respektive. Në qoftë se ato pika që ato parashikojnë që nuk i zgjidhin dot, atëherë ne do të kërkojmë se s’bën një ndërhyrje në mënyrë që pengesat të hiqen”, ka deklaruar Nikolin Jaka.
Kreu i DHTI-së disa nga problematikat më të theksuara me të cilat përballen bizneset që nga certifikatat fitosanitare dhe deri tek tarifa në Rrugën e Kombit.