Sektorët ku kosovarët punojnë më së shumti

Tregtia, ndërtimtaria, prodhimi dhe arsimi janë sektorët në të cilët e kanë gjetur veten më së shumti kosovarët.

Sipas raportit me titull “Anketa e Fuqisë Punëtore, TM2 2019”, në tremujorin e dytë të vitit 2019, Tregtia punësonte 17.9 për qind nga numri i përgjithshëm i  punonjësve në tregun e punës, duke vazhduar me ndërtimtarinë me 13.4 për qind, prodhimin me 12.4 për qind dhe arsimin me 9.7 për qind.

Reklama e sponzorizuar

Sipas të dhënave të Agjencisë së statistikave të Kosovës, gratë më së shumti janë të punësuara në arsim, tregti dhe kujdes shëndetësor, ndërsa burrat në sektorin e tregtisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit.

“Arsimi, tregtia dhe kujdesi shëndetësor ishin tre punëdhënësit kryesorë për femrat (duke punësuar 51.6% të femrave të punësuara). Tregtia, ndërtimtaria dhe prodhimi janë sektorët më të zakonshëm të punësimit për meshkujt (duke punësuar 48.9 % të meshkujve të punësuar).”, thuhet në raportin “Anketa e Fuqisë Punëtore, TM2 2019”, të publikuar ne Agjencinë e Statistikave të Kosovës. /Buletini Ekonomik/