BQK-ja do të marrë masa edhe ndaj dy bankave në Kosovë

Pas tërheqjes së licencave të dy institucioneve mikrofinanciare që lëshonin kredi me norma astronomike të interesit, Banka Qendrore e Kosovës pritet të marrë masa edhe ndaj dy bankave komerciale që operojnë në Kosovë.

Gazeta inFokus ka mësuar se “Raiffeisen Bank” dhe “Pro Credit Bank” do të jenë nën llupën e BQK-së për tarifat e larta të shërbimevendaj qytetarëve.

“Shumë shpejt pritet të merren masa për ndryshimin e tarifave të shërbimeve të bankave. Qytetarët po dëmtohen me tarifat bllok të vendosura nga Raiffeisen Bank dhe Pro Credit Bank”, i ak thënë gazetës inFokus një zyrat i lartë i BQK-së.

Reklama e sponzorizuar

Shërbimet e shtrenjta të bankave për hapje të llogarisë bankare, transferimet e parave dhe shërbimet e ngjashme janë ngritur si shqetësim vazhdimisht nga qytetarët.

Vetëm hapja e një llogarie bankare, që shumë banka tjera e ofrojnë pa pagesë, në Pro Credit Bank kushton hiç më pak se 5 euro.

Ndërsa në bankën tjetër, në Raiffeisen Bank transferi i parave nga një llogari në tjetrën brenda kësaj banke kushton 1 euro.

Në çmimoren për shërbimet që ofron kjo bankë, të hyrë në fuqi nga 23 tetori i këtij viti, shihet se 5 euro i kushton klientëve edhe çdo tërheqje dhe deponim në bankomatet e Pro Credit Bank në Kosovë me kartelë debiti

Në Pro Credit Bank, 5 euro i kushton çdo kosovari edhe mbyllja e llogarisë rrjedhëse brenda saj.

Edhe për shërbime tjera bankare qytetarëve u ndalen shuma të konsiderueshme nga mjetet e tyre nëse transferojnë, paguajnë apo kryejnë ndonjë shërbim tjetër bankar.

Viteve të fundit, ato janë shtrenjtuar me arsyetimin e udhëheqësve të institucioneve financiare se dëshirojnë ti motivojnë qytetarë dhe bizneset të përdorin teknologjitë online për këto shërbime.