Hoxhaj thotë se VV’së e LDK’së iu mungon aftësia për t’u ballafaquar me tema të mëdha

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se është e Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë vullnet për bashkëpunim.

Ai gjithashtu ka thënë atyre u mungon aftësia për t’u ballafaquar me tema të mëdha.

”Ajo që është e paprecedente në Kosovë është që dy partnerët nuk kanë vullnet për bashkëpunim. Mosformimi i qeverisë, më shumë si një lloj paaftësie për t’u ballafaquar me temat e rënda dhe mëdha”, ka thënë Hoxhaj.

Reklama e sponzorizuar

Hoxhaj ka deklaruar në “Real story” se Albin Kurti ka pretenduar se do ta formojë qeverinë për 72 orë, por deri tash po bëhen vetëm pazare.

“Kurti ka pretenduar që për 72 orë do ta formojë qeverinë, dhe ne këto tre muaj të fundit kemi parë bisedë pazaresh“, ka thënë Hoxhaj.

Ai sërish tregoi qëndrimin e PDK’së, duke thënë se nuk hyjnë në qeveri me asnjë kusht dhe me asnjë negociatë.