Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sot në tubimin e 30 vjetorit të themelimit të LDK-së në Vushtrri.
Osmani përmes një postimi në Facebook, ka thënë që aktivistët e kësaj partie sërish e konfirmuan se nuk ka rrugë më të drejtë se sa të dëgjosh zërin e qytetarëve për ndryshim.
“Sot në Vushtrri, në 30 vjetorin e kësaj dege të LDK-së, kisha kënaqësinë të takoj e bisedoj me qindra aktivistë, të cilët sërish e konfirmuan se nuk ka rrugë më të drejtë se sa të dëgjosh zërin e qytetarëve për ndryshim”, shkruan Osmani.
Në këtë tubim, pjesëmarrës ishte edhe nënkryetari tjetër i partisë, Agim Veliu, me të cilin Osmani së fundmi ka pasur një ballafaqim nga distanca në lidhje me arritjen e koalicionit me Vetëvendosjen.