Në marrëveshjen qeverisëse mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), përmendet edhe çështja e shkarkimit të ministrave.
Sipas marrëveshjes, Kurti si Kryeministër mund ta shkarkojë secilin ministër, përfshirë edhe ata të LDK-së, por vetëm pas një konsultimi me partnerin qeverisës.
“Zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zëvendësministrat i propozohen Kryeministrit nga Kryetari i subjektit politik me të cilin është bërë marrëveshja e koalicionit. Të njejtit mund të shkarkohen nga Kryeministri në konsultim me Kryetarin e subjektit politik me të cilin është bërë marrëveshja e koalicionit, bazuar në një arsyetim që e pranon Kryetari i subjektit politik me të cilin është bërë marrëveshja e koalicionit”, thuhet në marrëveshjen VV-LDK. /Buletini Ekonomik/