Analisti: Nëse Kurti vendos reciprocitetin, qeveria e tij do të rrëzohet

Analisti politik, Faton Abdullahu, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se vendimi i qeverisë për shkarkimin e koordinatorëve nacionalë ka qenë i drejtë, por se gjithashtu ajo po eklipson vërejtjet e të Dërguarit të Posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Vendimi i Kurtit ka qenë i drejtë, mirë ajo që po ndodhë dhe që na është imponuar neve si analistë dhe juve si gazetarë, është fakti se po eklipsohet problemi i taksës. Ne po merremi me vendimin e Kurtit që është vendim i drejtë, por në anën tjetër kemi një sfidë tjetër shumë të rëndësishme”, ka thënë Abdullahu.

“Qeveria PDK-LDK kishte bërë mirë moralisht që nuk mori këso vendime, dhe nuk ishte ardhur puna që kur të ndërrohej qeveria të vinte dikush që tua rregullonte gabimet”, shtoi ai.

Reklama e sponzorizuar

Tutje Abdullahu tha se nëse Kurti vendos të shkojë përpara me reciprocitetin atëherë qeveria e tij do të bie.

“Nuk do të ketë as reciprocitet as taksë. Nëse Kurti vazhdon përpara me reciprocitetin atëherë qeveria do të bie. Reciprociteti është shumë më i vrazhdë se sa taksa ndaj Serbisë, këtë duhet ta qartësojmë. Nuk është se me largimin e taksës dhe vendosjen e kësaj takse do të zbutej situata” /Express/