Të martën në Kuvendin e Kosovës kanë nisur funksionimin pesë komisione parlamentare.
Të hapura për publikun u formua Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Komisioni për Buxhet dhe Transferime, Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, formimi i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së u bë në mënyrë të mbyllur dhe pa praninë e medieve.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë do t’i ketë 10 anëtarë dhe do të udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës. Kryetar i këtij Komisioni do të jetë deputeti Fatmir Xhelili, ndërsa anëtarë të tjerë do të jenë: Salih Zyba, Mefail Bajqinovci e Dimal Basha nga LVV-ja, Lirije Kajtazi nga LDK-ja, Gazmend Bytyqi nga PDK-ja, Gazmend Syla nga AAK-ja, Endrit Shala nga Nisma, Rasim Demiri nga koalicioni “Vakat” dhe Slavko Simiq nga LS-ja.
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do t’i ketë 11 anëtarë dhe do të udhëhiqet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kryetare e këtij Komisioni do të jetë deputetja Time Kadrijaj, ndërsa anëtarë të tjerë do të jenë: Fitore Pacolli-Dalipi, Fatmire Kollçaku dhe Gazmend Gjyshinca nga LVV-ja, Kujtim Shala dhe Arben Gashi nga LDK-ja, Enver Hoxhaj dhe Ariana Musliu-Shoshi nga PDK-ja, Mirlinda Sopi-Krasniqi nga Nisma, Fidan Jilta nga KDTP-ja dhe Branislav Nikoliq nga LS-ja.
Komisionin për Buxhet dhe Transferime do t’i ketë 11 anëtarë dhe do të udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje. Kryetar do të jetë deputeti Hekuran Murati, ndërsa anëtarë tjerë do të jenë: Mimoza Kusari-Lila dhe Yllëza Hoti nga LVV-ja, Shkëlzen Hajdini dhe Fatmir Rexhepi nga LDK-ja, Kujtim Gashi dhe Bedri Hamza nga PDK-ja, Shkumbin Demalijaj nga AAK-ja, Haxhi Shala nga Nisma, Fikrim Damka nga KDTP-ja dje Verica ëeraniq nga LS-ja.
Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale do t’i ketë 9 anëtarë dhe do të udhëhiqet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kryetare e këtij Komisioni do të jetë deputetja Albena Reshitaj, ndërsa anëtarë do të jenë: Haxhi Avdyli dhe Ekrem Hyseni nga LDK-ja, Fitim Uka dhe Labinotë Demi-Murtezi nga LVV-ja, Bekim Haxhiu dhe Uran Ismaili nga PDK-ja, Mirlinda Sopi-Krasniqi nga AKR-ja dhe Millosh Peroviq nga LS-ja.
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport do t’i ketë 11 anëtarë dhe do të udhëhiqet nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Kryetar do të jetë deputeti Arban Abrashi, ndërsa anëtarë do të jenë: Jahja Koka, Arbërie Nagavci e Shpejtim Bulliqi nga LVV-ja, Frashër Demaj nga LDK-ja, Eliza Hoxha dhe Sejdi Hoxha nga PDK-ja, Teuta Haxhiu nga AAK-ja, Albulena Balaj-Halimaj nga Nisma, Fidan Jilta nga KDTP-ja dhe Jasmina Dediq nga LS-ja..