Një person ka humbur jetën në Gjakovë, teksa ishte duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin.
Si pasojë lëndime trupore kanë dy meshkuj K/Shqiptarë.
“I dyshuari duke mos u përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa i lënduari tjetër është dërguar në spitalin e Gjakovës për trajtim mjekësor” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore.