Instituti i Shëndetësisë Publike jep detaje për pacienten që alarmoi për koronavirusin

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka lëshuar një komunikatë adresuar mediave me të cilën ka mohuar edhe zyrtarisht se pacientja e cila sot u dyshua se është e prekur nga koronavirusi.

Në komunikatë thuhet se pacientja në aspektin klinik ka pasur ethe të lehta dhe kollitje të lehtë.

Mostra është dërguar për analizë laboratorike dhe është sjellë për diagnostikë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Reklama e sponzorizuar

Tetsti ka rezultuar negativ për të tri analizat, domethënë pacientja nuk është e infektuar nuk është e infektuar me ‘novel coronavirus’.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sot rreth orës 17.00 ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK se një paciente me nënshtetësi britanike është referuar nga Qendra Emergjente e Gjilanit për në Klinikën Infektive. Pacientja është staf ndërkombëtar në Kosovë dhe e njëjta ka qëndruar në një qendër skijimi në Mont Blanc, Francë, para disa ditësh.

Pacientja është vizituar nge ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe në aspektin klinik ka pasur ethe të lehta dhe kollitje të lehtë.

Menjëherë është marrë mostra për analizë laboratorike dhe është sjellë për diagnostikë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në ora 19.00.

Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në novel coronavirus (2019 – nCoV) dhe në influencë A dhe B me metodën rRT-PCR. Testi ka rezultuar negativ për të tri analizat, domethënë pacientja nuk është e infektuar me novel coronavirus (2019 – nCoV) dhe me influenza A dhe B”, thuhej në komunkatë.