Kryetari i Lipjanit pagoi rreth 1000 € drekë zyrtare për Ditën e Pavarësisë

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, nuk ka lejuar dosido ta kaloj Festën e Pavarësisë së Kosovës, 17 shkurtin.

Ai për këtë ditë është kujdesur që ta shtroj një drekë zyrtare, e cila i ka kushtuar buxhetit të Komunës së tij 953 euro, raporton portali “Front Online”.

Njoftimi për nënshkrim të Kontratës për këtë drekë është bërë i ditur në ueb faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit  Publik (KRRPP).

Reklama e sponzorizuar