Lutfi Haziri: Rasti i familjes Bllaca s’ka të bëjë me gjendjen sociale

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se shuarja e familjes Bllaca është lajm tronditës.

Ai ka njoftuar se në këtë qytet do të ketë një ditë zie në nderim të kësaj familje në ditën e varrimit të tyre, e cila ende nuk është caktuar, njofton Klan Kosova.

“Familje e ndershme, sigurisht që Prokuroria kanë me zbardh problemin që kanë shkaktuar këtë tragjedi. Nuk ka të bëjë me gjendjen sociale”, është shprehur Haziri.

Reklama e sponzorizuar

“Tragjedia është në hetime dhe zbardhja e rastit nga ana organeve të shtetit. Transmetojeni ngjarjen ashtu siç  policia e zbardh. Është shuar një familje, familje e ndershme e  respektuar. Problemet që ka pasë ka shkaktuar këtë tragjedi që mund të kalohet me solidaritet”.

“Familje e ndershme dhe njerëz të respektuar në komunitet. Kam takuar me institucionet e shtetit, jemi dakorduar për veprimet tona. Komuna do të jetë pranë familjes së mbetur – axhës. Kam propozuar një ditë zije në ndër të familjes Bllaca”, ka theksuar ai.