Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen e tij si kryeministër i Kosovës, raporton Express.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka thënë se pritjet për këtë qeveri janë të mëdha, sikurse edhe premtimet dhe se Kurti nuk do ta ketë të lehtë.
“Kosova sot kompletoi të gjitha institucionet e saj. Pritjet janë të mëdha, ashtu sikurse edhe premtimet, por Qeverisë duhet dhënë hapësirë të punojë normalisht. Nuk e ka leht!”, ka shkruar Mustafa.