Pas shkarkimit të Bordit të Telekomit, Hoti paralajmëron ndërmarrjet tjera

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se shkarkimi i Bordit të Telekomit është vetëm fillimi i punës së Qeverisë.

Ai shton se do të analizohen edhe bordet tjera të ndërmarrjeve publike dhe do të merren vendime meritore në bazë të performancës.

Reklama e sponzorizuar

“Sot ishte vetëm fillimi”, ka shkruar Hoti në Facebook.

“Sot Qeveria ka shkarkuar Bordin e Telekomit. Në ditët në vijim do të analizojmë raportet e auditimit dhe performancës të të gjitha ndërmarrjeve publike dhe do të marrim vendimet meritore lidhur me bordet e tyre”, shtoi ai.

Hoti thotë se shkarkimet po bëhen me qëllim të shpëtimit të ndërmarrjeve publike nga falimentimi.

Ndryshe, Qeveria sot vendosi për shkarkimin e Bordit të Telekomit për arsye të mosefikastitetit.