BE-ja ndanë miliona euro për Ballkanin Perëndimor, përfshihet edhe Kosova

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhely, ka konfimuar se Bashkimi Evropian ka ndarë mjete financiare për të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, raporton Gazeta Express.

Varhely ka treguar se sot u ka shkruar të gjithë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, për t’ua konfirmuar mbështetjen e Bashkimit Evropian në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Ai ka treguar se kanë ndarë menjëherë 38 milionë euro për sekotrët e shëndetësisë, ndërkohë ka paralajmëruar rialokim të 373 milionë euro të tjera për rimëkembjen sociale e ekonomike të rajonit.

Reklama e sponzorizuar