Gashi: Kryeministri vendosi ta rrënojë bazën e tij politike, ftoj që të përkrahet mocioni

Ai tha se në luftën politike Kurti me Presidentin po tentojnë të tregojnë pushtetin.

Gashi tha se kjo Qeveri erdhi në pushtet për një momentum të ri, ndërsa Kryeministri Kurti përmes mosveprimit në raport me partnerin ka pamundësuar që të vazhdohet kjo Qeveri.

Ai tha se Kurti shkaktoi edhe krizë të brendshme politike, përveç që kundërshtoi tarifën dhe lëkundi raportet me SHBA-në, dhe shkarkoi pa kurrfarë baze ministrin Agim Veliu.

Reklama e sponzorizuar

Gashi ka ftuar partitë e tjera politike që të votojnë këtë mocion.