Konjufca kundër emërimit të Lajçakut si i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur kundër mundësisë që sllovaku Miroslav Lajçak të emërohet i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

“Kundër përzierjes së Kosovës me Bosnjën, sepse flitet se Miroslav Lajçak do të caktohet emisar i Borrellit dhe kjo është e papranueshme, gjë që ia kemi bërë të qartë Lajçakut. Nuk duam të jemi si Bosnja sa i përket organizimit të brendshëm”, ka thënë ai, gjatë raportimit para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

“Nuk e kuptojmë pse ky insistim prej anës së tyre që Lajçaku të caktohet për Kosovë dhe Serbi. Rrethanë lehtësuese nuk është as fakti se ai vjen nga një shtet mosnjohës. Të gjitha këto po diskutohen ende brenda BE-së. Mendojmë se nuk është kombinim i mirë, Borrell e Lajcak nga dy shtete mos njohëse”, ka thënë ai.

Reklama e sponzorizuar