Kompania ajrore gjermane “Lufthansa” njoftoi sot se kufizimin drastik i kapaciteteve të vendosura për shkak të epidemisë së koronavirusit do të çojë në anulimin e 23 mijë fluturimeve nga 29 marsi deri më 29 prill.
“Për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme”Lufthansa” publikon sot planet e fluturimeve të kufizuara”, theksoi grupi në një komunikatë duke shtuar se anulime të tjera priten në javët e ardhshme.
Gjiganti i transportit ajror njoftoi javën e kaluar reduktimin deri në 50% të kapaciteteve të fluturimeve.
Këto kufizime të kapaciteteve përfshijnë kryesisht Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme dhe “Lufthansa” parashikon të ruajë të aksesueshme të gjitha destinacionet me të paktën një kompani të grupit duke nisur nga Frankfurti, Mynihu, Zyrihu, Vjena dhe Brukseli.