Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media nga Ministria e Shëndetësisë, duke bërë thirrje për respektim strikt të rekomandimeve për higjienë dhe shmangie të grumbullimeve dhe kontakteve të ngushta, raporton Gazeta Express.
Kurti ka thënë se të vërtetën për koronavirusin do ta njohim vetëm në dy javët që po vijnë, ndërkohë thotë se duhet të respektohen masat në mënyrë që të mos përsëriten tragjeditë që po i pësojnë shtetet tjera.
Një pjesë e fjalimit të Kurtit:
Konferencave në ambient të mbyllur iu erdhi fundi, së shpejti do të na duhet që edhe këto konferenca të hapura ti përfundojmë, të komunikojmë vetëm përmes interentit, pasi cdo grumbullim paraqet rrezik”.
Kemi kaluar shumë kriza si popull, por kjo ësht ënjë krizë që s’jemi përballur. Duhet ta mbajmë si gjendje, dhe të mos e lejojmë të kthehet në krizë të pakthyeshmë. Ta frenojmë përhapjen e virusit COVID-19 dhe ta mbajm në funksion systemin shëndetësor.
Shpresojm që gjendja të mos rëndohet në javët në vijim, por nga ajo cfarë kemi parë ne Evropë, kurba e përhapjes së virusit po zgjërohet. Duhet ta frenojmë sa më shumë, duke qëndruar në shtëpi dhe duke shmangur kontatket.
Na duhet diciplinë, higjienë dhe qëndrim në shtëpi.
Rri i pastër, rri në distancë, rri në shtëpi.
Le të mësojmë nga fatkeqësitë e shteteve të tjera, që të mos e pësojmë edhe këtu tek ne.
Në dy javët e ardhshme do ta njohim të vërtetën e përhapjes së COVID-19.