Kurti pas lajmit për çnjohje: Serbia të heqë dorë nga politikat destruktive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq se Sierra Leone e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Përmes një statusi në “Facebook”, ai ka bërë thirrje që Serbia ta ndalë këtë ofensivë dhe të heqë dorë nga politikat destruktive.

“Po ashtu, do të kërkoj nga faktorët relevantë ndërkombëtarë, në radhë të parë ShBA-të dhe BE-ja, si ndërmjetësues në procesin e dialogut, ta shtojnë trysninë mbi Serbinë që ta ndërpresë politikën armiqësore ndaj Kosovës”, shkruan ai.

Reklama e sponzorizuar

Kurti ka paralajmëruar se do ta shqyrtojë me kujdes situatën e krijuar, duke vepruar konform interesave të Republikës dhe qytetarëve të saj.