Mbyllen veprimtari të tjera për shkak se krijonin turma

Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, ka njoftuar për masat e reja të ndërmarra në lidhje me mbylljen e disa veprimtarive, me qëllim të evitimit të mbledhjes së turmave të qytetarëve, të cilët mund të sjellin rrezik për infektim me koronavirus.

Ky ndryshim sipas saj ka ardhur për shkak të mos respektimit të rregullave nga ana e disa veprimtarive ekonomike dhe është dashur ndërhyrja e ministrisë për ruajtjen e jetës së çdo qytetari.

“Me këtë urdhëresë mbyllen qendrat tregtare, përfshirë edhe çarshitë, përveç baratoreve dhe gjërave ushqimore, për shkak se kanë krijuar turma. Kemi shtuar mbylljen edhe te gjelltoret, qebaptoret, piceritë etj.  Këtyre operatorëve i kemi lënë ofrimin e shërbimit “marrje me vete”. U lejohet edhe që produktet e tyre t’i shpërndajnë me porosi”, u shpreh Hajdari.

Reklama e sponzorizuar

“E dimë që nga ana ekonomike disa biznese kanë pësuar edhe humbje, por ne si qeveri do të analizojmë këtë situatë, të shohim çka ka ndodhur, kush është dëmtuar dhe si do të veprojmë tutje, por është në plan të qeverisë për t’i ndihmuar këto biznese”.

“Qeveria nuk e harron komuniteti n e biznesit por është me rëndësi që çdo gjë të analizohet gjithçka dhe të jetë një barazi me të gjithë”.

“Kemi hasur që disa supermarkete i kanë hapur këndet për shpërndarjen e kafeve, ndërsa kafeteria përballë ka qëndruar e mbyllur”, deklaroi ajo.