27 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel, janë testuar në Shqipëri në 24 orët e fundit, nga ana e Institutit të Shëndetit Publik, katër prej të cilëve janë konfirmuar të infektuar me koronavirus.
Dy prej rasteve të reja janë mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, është bërë e ditur.
Rrjedhimisht, numri i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42.
Deri në këto momente janë testuar 532 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka thënë se deri tash në Tiranë janë të infektuar 26 persona, në Durrës 5 raste njëri prej të cilëve ka vdekur, në Lushnje 2 raste, Elbasan 2 raste, Fier 5 raste, Rrogozhinë 2 raste.
Po ashtu ëeshtë bërë e ditur se tre prej këtyre rasteve janë në terapi intensive: një 66 vjeçar nga Lushnja dhe një 61-vjeçare nga Fieri dhe një 50 vjeçar nga Tirana.