Nesër vendoset për seancën e mocionit për rrëzimin e Kurtit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mbajë mbledhje nesër për të shqyrtuar kërkesën e mocionit të LDK-së, për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Lidhja Demokratike e Kosovës, tashmë disa ditë ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës 46 nënshkrime për të thirrur seancën për shkarkimin e Albin Kurtit.

Burime të GazetaBlic kanë bërë të ditur se kryetarja e Kuvendit do të thërras mbledhjen e Kryesisë për të vendosur për seancë.

Reklama e sponzorizuar

Nesër në ora 14:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit edhe aty më pas do të vendoset se kur do të mbahet seanca për shkarkimin e Kurtit”, ka bërë të ditur ky burim për Blic.

Ndryshe, ky reagim i LDK’së dhe inicimi i mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë erdhi pasi kryeministri Kurti shkarkoi ish-ministrin e Punëve të Brendshme, nga LDK, Agim Veliun.