Në muajin shkurt të vitit 2020, ku Lumir Abdixhiku po udhëheqë dy ministri të cilat u bën bashkë këtë mandat, atë të Infrastrukturës dhe Ambientit, ka bërë 588 euro e 70 cent shpenzime.
E nëse këto krahasohen me muajin shkurt të vitit të kaluar, ku njërën nga këto ministri, atë të Infrastrukturës e udhëhiqte Pal Lekaj, i bie që ky i fundit ka shpenzuar 17 herë më shumë, shkruan gazeta inFokus.
Nga dokumente që ka siguruar Gazeta inFokus, shihet se Lekaj në shkurtin e kaluar për Sim Kartela shpenzoi 910 euro derisa asnjë cent Abdixhiku.
Për mëditje nga buxheti i ministrisë së Infrastrukturës këtë shkurt gjithashtu Abdixhiku nuk shpenzoi asnjë cent, derisa Lekaj kishte shpenzuar plot 3 mijë e 648 euro e 55 cent.
Derivate Lekaj atë muaj shpenzoi 2 mijë e 888 euro ndërsa 222 euro Abdixhiku, shkruan gazeta inFokus.
Ndërsa, për dreka zyrtare Lekaj shpenzoi 2 mijë e 559 euro ndërsa 69 euro e 50 Abdixhiku dhe 297 euro e 20 cent u shpenzuan në byfe.
Nga kjo i bie që Lekaj veç për muajin shkurt harxhoi 10 mijë e 5 euro ndërsa Abdixhiku 588.7 euro.