Pos me Albin Kurtin, Hashim Thaçit i dështon edhe një takim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se i ka dështuar takimi me Behgjet Pacollin, shkruan Gazeta Blic.

Ai në Facebook ka shkruar se në pamundësi që Pacolli të marrë pjesë në takim, ai ka zhvilluar një bisedë telefonike.

Njoftimi i plotë i Thaçit:

Reklama e sponzorizuar

Në pamundësi të pjesëmarrjes në takim për shkaqe teknike, sapo zhvillova një bisedë telefonike me liderin e AKR-së, Behgjet Pacollin, me të cilin u pajtuam që t’i bashkërendojmë të gjitha veprimet për të mirën e qytetarëve të vendit tonë dhe për interesat tona shtetërore.

E falënderoj liderin e AKR-së për gatishmërinë e tij për të dhënë kontribut në çdo kohë për të mirën e Kosovës. HTH

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti e ka refuzuar takimin me presidentin Thaçi.

Ai ka theksuar se si kryetar partie nuk e takon, derisa si kryeministër e ka obligim ligjor.