Shkon në 33 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndëtësisë e Shqipërisë ka konfirmuar sot se gjithsejt 33 raste janë konfirmuar me rezultat pozitivë për koronavirus atje.

19 raste janë të konfirmuara në Tiranë, 4 raste të reja në Fier, 5 në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Lushnje dhe 2 në Rrogozhinë.

Në mesin e të prekurve me koronavirus në Shqipëri është edhe një mjek një qytetin e Durrësit, i cili ka pasur kontakt me viktimën e parë të prekur, dhe i cili është vetizoluar.

Reklama e sponzorizuar

Vetëm në 24 orët e fundit në Shqipëri janë testuar gjithsejt 159 mostra, duke e quar kështu numrin e testimeve të kryera në 457.

8 prej personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri gjenden në Spitalin Infektiv, sipas televizionit Syri.net, kurse 25 të tjerë janë vetizoluar nëpër shtëpitë e tyre. /Buletini Ekonomik/