Vdes personi i plagosur dje në Prishtinë

Personi i plagosur mbrëmë në Prishtinë ka gjetur vdekjen.

Kjo është konfirmuar për Gazeta Blic nga zëdhënësja e policisë së Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth ores 10:00 jemi njoftuar nga QKUK, se ka nderruar jete L.B , 17 vjeç, personi i plagosur dje ne Prishtine. Trupi i pajete i viktimes eshte derguar per obduksion ne Institutin e Mjekesise Ligjore. Lidhur me kete rast i cili eshte cilesuar si vrasje e rende, policia ka identifikuar dy persona te dyshuar dhe eshte ne kerkim te tyre.” thotë Ahmeti 

Reklama e sponzorizuar