Alarmante gjendja me COVID-19 në Serbi

Në 24 orët e fundit në Serbi kanë vdekur tre persona nga COVID-19 dhe deri në orën 15:00 të 2 prillit janë regjistruar 1171 raste të të infektuarve me korona virusin e ri SARS-CoV-2.

Të vdekurit ishin dy burra dhe një grua. Mesatarja e moshës njoftojnë mediat serbe ishte 58.7 vjeç e pandryshueshme nga rastet e mëparshme. Të tre rastet kishin sëmundje paraprake që kishin kontribuar në fatalitetin e tyre.

Nga raporti i fundit i janë testuar 637 persona në Serbi prej të cilëve 111 kanë rezultuar pozitiv me infektim me korona virusin e ri.

Reklama e sponzorizuar

Deri tani në Serbi janë shtrirë 783 pacientë, ndërsa 81 prej tyre janë vendosur në respirator.