Bordi i përkohshëm i KEK-ut, emëron Luigj Imerin u.d. të kryeshefit ekzekutiv

Në një komunikatë për media të ndërmarrjes bëhet e ditur se Bordi i përkohshëm i KEK-ut, ka emëruar Luigj Imerin u.d. të kryeshefit ekzekutiv.

Në mbledhjen e datës 24 prill me vendim unanim është emëruar Luigj Imeri në këtë pozitë.

“Bordi i përkohshëm i KEK-ut, njofton se ne mbledhjen e jashtëzakonshme te mbajtur me datën 24.04.2020 me vendim unanim ka emëruar z. Luigj Imeri në pozitën e u.d. të kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës. Ky vendim është marrë bazuar në përgatitjen profesionale dhe eksperiencë e z. Imerit”, thuhet në komunikatë

Reklama e sponzorizuar

Tutje në komunikatën thuhet se emërimi i Imerit nga Bordi i përkohshëm është marrë parasysh edhe eksperienca e tij mbi 20 vjeçar.

“Bordi i përkohshëm ka marrë parasysh edhe eksperiencën mbi 20 vjeçare në KEK të z. Imeri, i cili ka mbi 15 vite që ka ushtruar pozita menaxheriale në këtë kompani. Në vitin 2004 ai për herë të parë ishte caktuar në pozitën e Menaxherit të Departamentit të TC Kosova B, në kuadër të Divizionit të Gjenerimit, ndërsa nga Janari i vitit 2012 pas një performance të shkëlqyer ishte caktuar në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Divizionin e Termocentralit Kosova B, nga ku me 24.04.2020 është emëruar UD. Kryeshefit Ekzekutiv të KEK sh.a.”, thuhet tutje.