Ka ardhur reagimi i parë i bordit të shkarkuar të Drejtorëve të Postës së Kosovës, sipas të cilëve , vendimi i qeverisë i datës 2 prill është arbitrar, i paligjshëm dhe krejtësisht me motive politike.
Siç bëhet e ditur në reagim, ky bord ka qenë i zgjedhur me konkurs të rregullt si dhe baza ligjore për shkarkimin e tyre nuk ka arsyetim të bazuar në ligj.
Tutje bëhet e ditur se ky bord tashmë i shkarkuar do të ndërmarrë te gjitha veprimet dhe do të përdorë mjetet ligjore për padi gjyqësorë për të anuluar vendimin siç e kanë quajtur ata arbitrar të Qeverisë së Kosovës për shkarkim dhe emërim të Bordit të Përkohshëm.
Reagimi i plotë:
Shkarkimi i Bordit të Postë është i paligjshëm dhe i motivuar politikisht
Prishtinë, 3 prill 2020 –
Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin nr. 03/21 të datës 02.04.2020. ka bërë shkarkimin e Bordit të Postës së Kosovës në mënyrë arbitrare, të paligjshme dhe krejtësisht me motive politike.
1. Bordi i Drejtorëve të Postës së Kosovës ne përbërjen aktuale është zgjedhur me Konkurs të Rregullt Publik, sipas nenit 15 te Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe i monitoruar nga Kompania Konsulente Britanike.
2. Performanca e Postës së Kosovës rezulton me zgjerimin e kryerjes se shërbimeve, ruajtjes së sjelljeve korporative duke shënuar suksese të korporatës në raport me konkurrencën e ashpër në tregun postar.
3. Bordi i Drejtoreve i Postës së Kosoves ka ndjekur dhe ka përmbushur standardet më të larta të etikës profesionale të qeverisjes korporative dhe rekomandimet e Auditorit te Brendshëm si dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për vitin 2018.
4. Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka dobësi në bazën ligjore duke i munguar tërësisht arsyetimi për shkarkimin e Bordi te përzgjedhur me konkurs publik dhe të emëruar më 19 Qershor 2019. Është absurde që tentim arsyetimet shihen në mediat e Kosovës dhe jo në formën dhe përmbajtën e vendimit. Për me tepër, në asnjë Raport të ZKA në të cilat përmenden arsyetimet në media nuk theksohen shkelje materiale apo sjellje në kundërshtim me Kodin e Etikes së qeverisjes korporative nga asnjë anëtar veç e veç e as si Bord i Drejtorëve i ndërmarrjes publike Posta e Kosovës Sh.A.
5. Qeveria e Kosovës ka vepruar e motivuar nga zhvillimet aktuale politike, nën presionin e mocionit të votëbesimit dhe ka vendosur pa asnjë arsyetim gjendjen e jashtëzakonshme të emërimit arbitrar të Bordit te Përkohshëm në Postën e Kosoves, në një gjendje tërësisht jonormale dhe përkundër ecurive të punëve të rregullta të qeverisjes korporative.
Bordi i Drejtorëve të Postës i zgjedhur me konkurs publik konform Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe i mbikëqyrur nga Kompania Britanike konsulente njofton Qeverinë e Kosovës dhe opinionin publik se do të ndërmarrë te gjitha veprimet dhe do të përdorë mjetet ligjore për padi gjyqësorë për të anuluar vendimin arbitrar të Qeverisë së Kosovës për shkarkim dhe emërim të Bordit të Përkohshëm.
Me respekt.
Bordi i Drejtorëve i Postës së Kosovës Sh.A.