Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka emëruar Cvetko Velkoviqin, si këshilltar politik dhe udhëheqës të Zyrës për çështje të komuniteteve, ka bërë të ditur Zyra për informim e Kryeministrisë të martën.
Sipas njoftimit, Velkoviq është ekonomist nga Shtërpca.
Velkoviq ka zënë vendin e Nenad Rashiqit, i cili ditë më parë dha dorëheqjen, pasi u ngrit një aktakuzë ndaj tij.