Roger Federer është më i pasuri sa i përket sportistëve në botë
Hulumtimet e fundit tregojnë se tenisti zviceran, Roger Federer, është më i pasuri sa u përket sportistëve në botë. Hulumtimi flet për të ardhurat mëdha që Federer i fiton gjatë një viti në tërësi, tansmeton albinfo.ch.
Hulumtimi i fundit nga revista “Forbes”, e cila ka bërë llogaritjen e pagave, të ardhurat, sponsorët dhe bonuset e spotistëve, që nga qershori i vitit 2019 deri tani në prag të qershorit të vitit 2020, tregojnë se Roger Federer është sportisti me fitimet më të mëdha në të gjitha kategoritë e sporteve.
Sipas hulumtimit, tenisti Federer brenda një viti ka kapur shifrën e të ardhurave 106.3 milionë dollarë për një vit, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë Cristiano Ronaldo është renditur i dyti në listë sa u përket fitimeve vjetore, me 105 milonë dollarë, ndërsa Lionel Mesi është rënditur i treti me 104 milionë dollarë. /Albinfo.ch