Numri i vdekjeve nga koronavirusi në botë kalon 300-mijëshin

Ka shkuar në më shumë se 300 mijë numri i të vdekurve në botë si pasojë e koronavirusit.

Të enjten, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri total i vdekjeve ka arritur në 300 mijë e 74.

Numri total i të infektuarve në botë është pak më shumë se 4.4 milionë.

Reklama e sponzorizuar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të prekurat në botë me 1.4 milionë të infektuar e gati 85 mijë të vdekur.