Cilat janë procedurat për mbylljen e biznesit me status ShPK?

Biznesi me status ShPK në Kosovë mund të kërkojë të çregjistrohet vetëm pasi të kryen të gjitha detyrimet tatimore dhe pasi të ketë paraqitur bilancin e mbylljes.

Kërkesa për çregjistrim duhet të parashtrohet 60 ditë para mbylljes dhe duhet të posedojë informatat në vijim:

a. emrin dhe adresën e tatimpaguesit;
b. numrin fiskal të tatimpaguesit;
c. numrin personal të aksionarëve
d. shumën e borxhit tatimor të mbetur, nëse ka;
e. një deklaratë se biznesi pushon dhe një kërkesë për të çregjistruar biznesin në përputhje me dispozitat e aplikueshme ligjore.
f. datën e pritur për pushimin e veprimtarisë afariste;
g. kopjen e vendimit të organit drejtues (të Shoqërisë Aksionare apo Shoqërisë me
Përgjegjësi të Kufizuar) i cili autorizon ndërprerjen e veprimtarisë të nënshkruar nga zyrtarët e autorizuar;
h. kopjen e bilancit të gjendjes përmbyllëse
të paraparë dhe pasqyra tjera që lidhen me të; dhe një autorizim nga tatimpaguesi për të dorëzuar dokumentet e tilla.

Reklama e sponzorizuar

Dokumentacioni i nevojshëm për vërtetim tatimor për mbyllje të biznesit:

  • Kërkesa (merret në Zyrën Regjionale të
    Shërbimit apo ueb faqe të ATK-së dhe
    plotësohet);
  • Kopja e Çertifikatës Fiskale;
  • Kopja e letërnjoftimit të
    pronarit/menaxherit apo kopja e autorizimit
    nga pronari/menaxheri nëse vjen
    përfaqësuesi;
  • Gjendja e përgjithshme merret në sportel
    të shërbimit;
  • Kopjet e deklaratave të pa procesuara dhe kopjet e letërkujtesave, marrëveshjeve për pagesë me këste (nëse tatimpaguesi ka obligime të pashlyera).
  • Vërejtje: Nëse kërkesa e tatimpaguesit është aprovuar dhe lëshohet vërtetimi tatimor për mbyllje të biznesit, vërtetimi i tillë mund të merret (tërhiqet) vetëm atëherë kur tatimpaguesi dorëzon (kthen):
    • Çertifikatën origjinale të Numrit
      Fiskal;
    • Çertifikatën origjinale të TVSh-së

Çertifikatat tani janë me Numrin Unik Identifikues (NUI). /Buletini Ekonomik/