Mbi 380 000 viktima nga Covid-19 në të gjithë botën, alarm infeksionesh në Amerikën Latine

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në të gjithë botën ka tejkaluar pragun e 380,000, ndërsa rastet e infeksionit në botë janë më shumë se 6 milionë e 383 mijë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është rritur në 2 731 340.

Pandemia, siç transmeton Shqiptarja, vazhdon me ritme të larta të përparojë në Amerikën Latine, ku në 24 orët e fundit infeksionet janë rritur në 1,089,479 (+45,018) ndërsa të vdekurit kanë arritur në 54.231 (+1,884), duke i mbajtur të shqetësuara 34 vende.

Sipas ANSA, është gjithmonë Brazili, vendi i dytë në botë për infeksione pas Shteteve të Bashkuara, që kryeson renditjen me 555.383 raste (+28.936) dhe 31.199 vdekje (+1,262).

Reklama e sponzorizuar

Brazili regjistroi 1262 viktima në 24 orët e fundit duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 31.199 që nga fillimi i pandemisë. Në vend pati gjithashtu 28.936 infeksione të reja, për gjithsej 555,383.

Megjithëse rreziku i infeksionit është akoma i lartë, qeveria e Koresë së Jugut ka vendosur të vazhdojë me rihapjen e shkollave: fëmijët e shkollave të mesme tashmë janë rikthyer në shkollë që nga 20 maji. 49 raste të reja infeksioni u regjistruan në vend, duke sjellë numrin e përgjithshëm në 11.590, ndërsa numri i viktimave është 273. Shumica e rasteve të reja u regjistruan në qytetin e Seulit të përhapura në vendet e adhurimit dhe qendrat komerciale.

Nga sot, italianët do të jenë në gjendje të fillojnë të lëvizin lirshëm në të gjithë vendin, teksa kanë rënë barrierat rajonale që u vendosën për të kufizuar infeksionin e koronavirusit.

Nga sot të gjithë mund të lëvizin lirshëm pa pasur nevojë për të justifikuar lëvizjet përmes vetë-certifikimit zhduket.

Në Itali ka vazhduar të ulet numri i viktimave. Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 55 viktima nga koronavirusi për një total prej 33.530 kurse numri i të shëruarve ka shkuar në 160 092.

Italia, në muajin mars vendosi masa të ashpra të izolimit, pasi numri i të infektuarve nga koronavirusi po rritej me shpejtësi dhe është një nga vendet më të goditura në Evropë nga pandemia.

Arkitekti i strategjisë suedeze për pandeminë pranon gabimin: Duheshin masa më të forta izolimi dhe bllokimi

Epidemiologu shtetëror i Qeverisë së Suedisë, i cili qëndron prapa vendimit të këtij vendi, për të mos pasur masa të forat izolimi dhe bllokimi gjatë pandemisë, ka pranuar se duhej të kishte vendosur më shumë kufizime për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit.

Sot për ‘Sveriges Radio’ Anders Tegnell pranoi se masat e ndërmarra nga qeveria duhej të ishin më të forta.

Suedia ka nivelin më të lartë të vdekjes për banorë nga koronavirusi në botë, raporton BBC.

Më shumë se 4,400 njerëz kanë vdekur, ndërsa vendet fqinje, Norvegjia, Danimarka dhe Finlanda e kanë numrin e vdekjeve më pak se 600.