Paraja është një mjet pagese që mund t’ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja; siguri, rehati dhe stabilitet për familjen tuaj, ta bëjë më të lehtë planifikimin për të ardhmen dhe t’ju lejojë të kurseni për gjëra të rëndësishme. Por për të arritur këto gjëra, duhet të dini se si t’i bëni paratë tuaja të punojnë për ju.
Cka do të thotë “paraja të punojë për ju?
Kjo do të thotë të vëni kontroll mbi financat tuaja, pastaj ta përdorni atë kontroll për të përmirësuar vazhdimisht gjendjen tuaj financiare. Kështu të arrini deri tek një pikë sa ta fitoni pavarësinë financiare.
Por kjo nuk mund të ndodhë nëse paraprakisht nuk e keni kuptuar se ku po i shpenzoni paratë tuaja dhe pa mësuar metoda efikase sesi t’i përdorni ato.
1.Hartoni një buxhet personal
Hartimi i një buxheti personal është mënyra më e mirë për të ndryshuar qasjen ndaj parasë.
Pasi ta keni hartuar buxhetin personal, ju do ta kuptoni pastaj se nga vijnë paratë tuaja dhe ku do t’i shpenzoni ato. Me ketë ju do t’i kontrolloni më mirë ato, në vend se të shpenzoni pa asnjë plan.
Qëllimi i buxhetimit është që gjithmonë të shpenzoni më pak se sa fitoni.
Kur e krijoni një buxhet, ju e dini pastaj për secilin cent se ku do të shkojë. Buxhetimi do t’ju shërbejë për:
• Uljen e shpenzimeve
• Ta kuptuar se ku po shkojnë paratë tuaja
• Që t’i identifikoni zakonet e këqija financiare
• T’i shlyeni borxhet
• Shmangni krijimin e borxhit të ri
• Prioritizoni shpenzimet për gjëra që janë të rëndësishme për ju
• Kurseni për të ardhmen
Buxhetimi nuk është një veprim që ndodh vetëm një herë, por diçka që kërkon përkushtim çdo ditë. Hartojeni buxhetin personal nga muaji në muaj, ashtu që të mund ti llogarisni shpenzimet.
Kur e dini sa të ardhura keni, mund të vendosni pastaj se ku mund t’i shpenzoni ato. Kur e dini se ku po i shpenzoni paratë, ju i keni ato nën kontroll. Ky është hapi i parë për ta bërë paranë të punojë për ju, në vend që të ndiheni të kontrolluar nga financat tua.
2. Krijoni një fond rezervë
Shpenzimet e papritura janë të frikshme kur nuk keni kontroll mbi financat. Një riparim i papritur i makinës, një procedurë mjekësore, humbja e punës ose ndonjë emergjencë tjetër financiare mund t’ju dërgojë shpejt në një borxh të ri ose më shumë.
Krijimi i një fondi rezervë është një mënyrë tjetër për t’i bërë paratë tuaja të punojnë për ju, sepse kjo do të thotë që keni planifikuar për shpenzime të papritura. Nëse paraqitet një emergjencë, ju mund t’i drejtoheni fondit rezervë dhe ta rimerrni në dorë kontrollin e situatës.
Hartimi i një fondi rezervë mund të marrë kohë. Në mënyrë ideale, ju duhet të kurseni ekuivalentin e të ardhurave në një periudhë prej tre deri në gjashtë muaj. Cdo cent mund të ndihmojë për fondin rezervë. Nëse jeni duke e paguar borxhin ose nuk keni shumë hapësirë për buxhetin tuaj, vendosni mënjanë çdo gjë që mundeni në një kategori “shpenzimesh surprizë” në buxhetin tuaj. Në fund të muajit, transferoni çdo gjë që është në këtë kategori në një llogari kursimi të veçantë.
Vendosni kursimet tuaja të urgjencës në një llogari kursimi me kamatë më të lartë, në mënyrë që të fitoni më shumë nga interesi. Kjo do të thotë që prej parave që keni kursyer, ju po fitoni para, përmes afatizimit të tyre.
Varësisht prej të hyrave rrisni fondin rezervë vazhdimisht.
3. Kurseni dhe investoni paratë
Një mënyrë tjetër që paraja të punojë për ju, është përmes kursimeve dhe investimeve. Ajo për të cilën kurseni varet nga mosha, mënyra e jetesës dhe qëllimet tuaja.
Përveç një fondi rezervë, do t’ju duhet edhe një llogari e pensionit. Po ashtu duhet të keni parasysh:
1. Kursime për shkollim, për veten ose fëmijët tuaj
2. Kursimet e udhëtimit
3. Një fond pagese për një shtëpi
4. Kursime për të filluar një biznes
5. Një fond për makinën, për riparime ose një automjet të ri
Duke krijuar fonde të caktuara të kursimeve, mund të arrini drejt qëllimit tuaj. Mund t’i vendosni ato kursime në një llogari me interes të lartë, në tregun e parave.
Marrë nga: The balance
Përktheu: Buletini Ekonomik