Monedha europiane vazhdon edhe sot sikurse edhe një ditë më parë të blihet me 123.5 lekë dhe të shitet me 124 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik ndërkaq ka humbur 0.1 pikë nga dita e djeshme duke u blerë këtë të mërkurë me 136.3 lekë dhe duke u shitur me 137.8 lekë.
Referuar tregut valutor vendas edhe Dollari amerikan ka ndjekur një kurbë zbritëse ditën e sotme pasi është blerë me 105.7 lekë dhe është shitur me 106.4 lekë në raport me ditën e martë.
Franga zvicerane është valuta e vetme që ka fituar pikë krahasuar me një ditë më parë duke u blerë sot me 115.3 lekë dhe duke u shitur me 116.3 lekë me një rritje prej 0.3 pikë. /SCAN tv/