Kontratat e grurit në bursën e Çikagos u rritën në nivelin më të lartë në 1 javë, duke shtuar 2% të vlerës, ndërkohë që temperaturat e ulëta në zonat kryesore të kultivimit në SHBA, rritën shqetësimet mbi ofertën. Soja u rrit për të tretin sesion tregtar radhazi, ndërsa misri u rimëkëmb.
Kontrata më aktive e grurit në bursën e Çikagos u rrit me 2.3% në 6.51 dollarë për njësi. Soja u rrit me 1.2% në 13.88 dollarë, ndërsa misri shtoi 1.4%. Grupi i Motit për Lëndët e Para, vlerësoi se 10% -15% e të korrave të grurit në SHBA, ndodhen në rrezik të dëmeve nga temperaturat në ngrirje. Duke ofruar më tepër mbështetje tek çmimet e lëndëve të para bujqësore, tregjet botërore të kapitalit zgjeruan rritjen optimiste për të 12-n ditë radhazi, prej shpresave të rimëkëmbjes ekonomike./Scan tv/