”Apple” investon një miliard euro në qendrat gjermane të inxhinierisë

Kompania ”Apple” ka njoftuar se do të investojë më shumë se një miliard euro (1,2 miliardë dollarë) në Gjermani gjatë tri viteve të ardhshme, kryesisht në Bavari.

Gjiganti amerikan ka thënë se qendrat ekzistuese të kërkimit dhe zhvillimit në zonën e Munihut do të zgjerohen në Qendrën Evropiane të Projektimit të ”Apple”.

”Apple” bleu sektorin e modemit celular të gjigantit të çipave ”Intel” në verën e vitit 2019 dhe që atëherë ka zgjeruar laboratorët e saj në zonën e Munihut për t’u bërë qendra më e madhe e zhvillimit të ”Apple” në Evropë.

Reklama e sponzorizuar

Sipas kompanisë me bazë në Kaliforni, gati 1.500 inxhinierë nga 40 vende tani punojnë atje në fushën e dizajnit të menaxhimit të energjisë.

Rreth gjysma e ekipit global të dizajnit të menaxhimit të energjisë të ”Apple” është e vendosur në Gjermani. \atsh