Valutat kryesore vijojnë rënien – Dollari dhe Franga humbasin rreth 1 pikë Brenda natës

Monedha europiane ka pësuar një rënie prej 0.3 pikë këtë mëngjes duke u blerë mëngjesin e sotëm me 120 lekë dhe duke u shitur me 120.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal krahasuar me dje.

Paundi britanik gjithashtu ka regjistruar zbritje të kuotës këtë të enjte pasi në raport me një ditë më parë blihet sot me 143.4 lekë dhe shitet me 144.7 lekë duke humbur kështu 0.6 pikë.

Dollari amerikan ka pësuar rënien më të fortë nga dita e mërkurë duke humbur 1 pikë teksa është blerë mëngjesin e kësaj të enjte me 110 lekë dhe është shitur me 111.1 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Franga zvicerane ka pësuar një humbje të fortë këtë të enjte pasi blihet sot me 115.6 lekë dhe shitet me 116.7 lekë në raport me ditën e djeshme./Scan Tv/